DYLON

Komuna e Vitisë përkrahu ngritjen e plantacioneve të arrës

Komuna e Vitisë përkrahu ngritjen e plantacioneve të arrës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e fidanëve të arrës për 10 përfitues.

Në këtë donacion nga ana e komunës përfshihet për secilin përfitues nga 145 fidane të arrave, rezervuar të ujit me kapacitet 2000l si dhe sistem të ujitjes pikë-pikë.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre fidanëve dhe të sistemit të ujitjes i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili foli për mbështetjen e vazhdueshme të komunës së Vitisë për fermerët vitias për të gjithë sektorët përfshirë edhe pemëtarët.

Ai tha se qeverisja lokale në Viti, mbetet e përkushtuar që ti mbështes ata duke përmendur edhe përkrahjen që ju është bërë fermerëve, bletarëve, pemëtarëve gjatë këtij viti dhe atë edhe me mekanizëm të ndryshëm bujqësorë. I pari i Vitisë, tha se qeverisja e tij do të vazhdoj ti përkrahë qytetarët vitias që dëshirojnë të punojnë në fushat e ndryshme të bujqësisë dhe pemëtarisë.

Duke folur për fidanët dhe të sistemin e ujitjes, ai potencoi se kultivimi i arrave është mjaftë profitablile dhe i kërkuar edhe në treg.

I pranishëm në pranim dorëzim ishte edhe një ekspert i kultivimit të arrave i cili i njoftoj të pranishmit se lloji i arrave që është blerë nga ana e komunës është shumë profitablie që sjellë rendimente të mira duke i njoftuar ata edhe për mënyrën se si duhet të mbillen ato.

Përndryshe përfituesit kanë participuar me 20% të vlerës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.