Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pesë ditët e para të kësaj jave do të karakterizohen me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira të cilat të martën dhe të mërkurën vende-vende do të sjellin reshje lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s. /2LONLINE/