DYLON

Rajoni i Gjilanit: Raportohen tri raste të dhunës në familje

Rajoni i Gjilanit: Raportohen tri raste të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit, në raportin e  ngjarjeve në 24 orëve të fundit kanë raportuar tri raste të dhunës në familje, nga një në Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

DHUNË NË FAMILJE

EkoHigjiena

·         Kamenicë 15.05.2022-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet për shkaqe xhelozie ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

·         Gjilan 15.05.2022-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Viti 15.05.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij dhe  anëtarëve tjerë të familjes, Sipas viktimës, i dyshuari-djali i saj ka filluar që t’ia vjedhë edhe stolit e arit, pasi që është edhe përdorues i narkotikëve.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë e cila dyshohet të jetë kanabis-sativa. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit (në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS-së) është dërguar në mbajtje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.