Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ky është parashikimi i motit për sot e nesër.
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Të dielen do të mbajë mot me vranësira të pjesëshme dhe intervale me diell, Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha . Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Era do ta mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja , shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s. /2LONLINE/