Një tentim për kontrabandë është parandaluar nga kontrolli doganor në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, njofton Dogana e Kosovës.
Gjatë kontrollit të një automjeti, u zbuluan mallra të padeklaruar të fshehura në pjesët e pasme të ulëseve të vozitësit dhe pasagjerit. Këto mallra nuk ishin të dukshme pa u larguar ulëset e përparme të veturës.
Mallrat (kamerat) e zbuluara janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje, njofton Dogana. /2LONLINE/