Dogana e Kosovës bënë të ditur se Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, ka arritur që të parandaloj edhe një tentim kontrabande.
Mē datē 03.10.2024 rreth orës 11:40 nga njesia e lartcekur në fshatin Mjak -RKS është vërejtur një kamion ngjyrë e kaltër pa rimorkio duke hyre ilegalisht nga fsh.Tanushë-RMV.
I dyshuari kishte braktisur kamion duke ikur në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, kamioni sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, njofton dogana. /2LONLINE/