Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS, njofton Dogana e Kosovës.
Në magjistralen Bujanocë-Gjilan në fsh.Crep është ndaluar automjet me targa serbe dhe drejtues një shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit tē automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme tē firmave të mbrojtura.
Për mallrat e lartshenuara nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë.
Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganes së Kosovës. /2LONLINE/