Dje, rreth orës 13:05, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës, thuhet në komunikatë ne Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës.
Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar provat materiale, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton 2LONLINE.com.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla. /2LONLINE.com/