Më datën 05.06.2024, në orët të pasdites një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij.
Gjatë kontrollimit të përbashkët me zyrtarët policorë, tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me “DUHAN TË GRIRË” me peshë secila nga 500 gram, gjithsej 21 kilogram, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës. Mallrat dhe vetura mbesin të bllokuara deri në përfundimin e procedurave kundervajtëse., njofton Dogana e Kosovës. /2LONLINE/