Profesionistët e Shëndetit thonë se impakti i lojës ‘Fortnite’ tek fëmijët ka natyrë varësie të ngjashme me drogat e forta.
Tashmë kjo lojë luhet nga më shumë se 200 milion user dhe fëmijët që luajnë flenë më pak, janë bërë më të dhunshëm dhe efektet e saj ndihen dhe në shkollë. Fëmijët gjithashtu po braktisin aktivitetin social si dhe lojrat sportive.
Michael Rich, doktor në spitalin e Bostonit tregoi: Ne kemi një rast kur një fëmijë shkatërroi makinën e familjes së tij sepse mendoi se prindërit e tij i kishin fshehur playstation. Djali mori një çekiç dhe dëmtoi makinën”
Sjellja e tij është vetëm një prej fëmijëve që luajnë Fortnite dhe që janë dërguar në terapi për ti kërkuar ndërprerjen e lojës.
Në disa raste adoleshentët humbasin peshë sepse refuzojnë të ndërpresin lojën për të ngrënë dhe në fillim doktorët menduan se ata kishin një problem fizik.