Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejtë do të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu theksoi kryeministri Hashim Thaçi gjatë paradës së pavarësisë ku parakaluan njësitë të FSK-së Policisë së Kosovës dhe Shërbimit korrektues. Ndërkohë, presidentja Atifete Jahjaga potencoi se sot po tregohet vendosmëria për ndërtimin e shtetit.
Në manifestimin qendror të paradës së pavarësisë, ku parakaluan njësitë të FSK-së, policisë së Kosovës dhe shërbimit korrektues, presidentja Atifete Jahjaga, tha se pavarësia e Kosovës është vepra më e lartë të cilës qytetarët e vendit i dhanë frymë dhe e jetësuan. Por, ajo theksoi se Kosova ka ende punë për të bërë, në mënyrë që të realizohet endura e atyre që u bënë themel i shtetit.
Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi theksoi se kjo është parada e fundit e parakalimit të FSK-së me emrin e deritanishëm. Sipas kryeministrit Thaçi FSK shumë shpejt do të shndërrohet një forcë tjetër të re që do të mbrojë integritetin territorial të Kosovës.
Mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e tregoi edhe njëherë ambasadorja, Tracey Ann Jacobson. Ajo iu drejtua të pranishmëve në gjuhën shqipe duke përcjellë urimet e presidentit Barak Obama për 6 vjetorin e pavarësisë.
Ndryshe, në nderim të të gjithë të rëndëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi vendosën kurora me lule pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti.