Sot, në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”. në Gjilan, është hapur panairi “Fuqizo Shtetin”.
Panairi “Fuqizo Shtetin” është panair tradicional i organizuar për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse të qytetit të Gjilanit”, bëhet e ditur nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjlanit.
Drejtuesit e kësaj drejtorie kanë ftuar të gjithë qytetarët të jenë e pjesë e këtij panairi të organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me OJQ “Gruaja Hyjnore” që të njiheni për së afërmi me këto produkte vendore. /2LONLINE/