Mbeturinat e shumta që hidhen vend e pa vend, nga qytetarë të pandërgjegjshëm, madje edhe në vendbanime, vazhdojnë të jenë problem i theksuar për qytetarët gjilanas.
Kjo pamje e shëmtuar ( në foto) me mbeturina ndodhet në ndërtesën që është në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan, objekti “Vatra e Re”, Lamela B , e sipas lexuesvee të Portalit 2LONLINE, që i kanë dërguar këto fotografi thonë se janë në hall sepse, në këtë ndërtesë, që është e banueshme, por që nuk ka ashensor dhe në këtë pjesë është parkingu, aty hidhen mbeturina të llojllojshme (siç shihet në fotot e dërguara) dhe se përveç pamjes së shëmtuar, kemi kundërmime e rreziqe për infektime.
Qytetarët e ndërgjegjshëm, që jetojnë në këtë pjesë, e që nuk kanë kontribuar në këtë shëmti, duhet ta ngrisin zërin, ndërsa institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin masa, edhe të evitohet kjo “deponi”, por edhe në ndëshkimin e të gjithë atyre që i hedhin mbeturinat aty. /2LONLINE/