LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje kur dukej se ishin afër të nënshkruanin marrëveshje për bashkëqeverisje, doli të kenë ende mospajtime. Partia e Albin Kurtit thotë se “Blloku” nuk po është i gatshëm t’i nënshkruaj në letër ato për të cilat ishin pajtuar deklarativisht.
Deputeti i ri i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, sot kur ende pritet që këto subjekte të afrojnë qëndrimet dhe të nënshkruajnë marrëveshje, shprehë habinë e tij se si, pala tjetër vazhdon të mos ketë guximin që pajtimet verbale t’i bëjnë kontratë në letër.
“Edhe 15 vjet ma vonë ende i frikësohen letrave, të zezës në të bardhë, kontratës!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.