DYLON

Nesër në Dubrovnik takimi i liderëve me Merkelin, merr pjesë edhe Jahjaga

Avatar photo Redaksia

​Presidentët e shteteve të Evropës Juglindore do të takohen nesër në Dubrovnik në takimin vjetore ku do të merr pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Bëhet fjalë për dialogun e liderëve të rajonit, në kuadër të Procesit të njohur si “Bërdo-Brione”, i cili në këtë format ka filluar më 1 korrik të vitit 2013, ditën e parë të anëtarësimit të Kroacisë në BE, kurse ka vazhduar me procesin e Bërdos.

EkoHigjiena

Ky takim është mbajtur më 25 korrik të vitit të kaluar në Bërdo afër Kranjës, në Slloveni, me presidentin e Francës si mysafir.

Temat e takimit të sivjetmë janë situata politike dhe marrëdhëniet në rajon, vazhdimin i politikës së zgjerimit të BE-së, projektet infrastrukturore, si dhe politikat energjetike.

Përveç presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë, Ivo Josipoviq dhe Barut Pahor, në këtë takim do të merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Po ashtu pjesëmarrës janë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ai i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Gjorgje Ivanov i Maqedonisë, si dhe kryesuesit e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Zheljko Komshiq dhe Nebojsha Radmanoviq.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.