Zenun Pajaziti, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Komunës së Gjilanit, vizitoi fabrikën e qumështit “KABI”.
Qumështorja KABI është ndërmarrje e mirënjohur në prodhimin e qumështit. Cilësia e lartë është faktor determinues i suksesit të kësaj ndërmarrje.
Ndërmarrja-qumështorja Kabi ka shërbyer edhe si burim kryesor për rritjen e punësimit të qytetarëve të Gjilanit.
Kryetari Pajaziti me përkushtimin më të madh do të angazhohet për bizneset vendore të cilat e stimulojnë zhvillimin ekonomik.
Sponsorizuar nga PDK