Edhe sot, Zenun Pajaziti, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Komunës së Gjilanit, ka vazhduar vizitat nëpër bizneset gjilanase.
“Stimulimi i veprimtarive prodhuese, ulja e taksave, rregullimi i infrastrukturës për të gjitha veprimtaritë biznesore do të jenë prioritetet kryesore gjatë qeverisjes time. Krijimi i kushteve për të bërë biznes në komunën tonë, ndikon direkt në krijimin e vendeve të reja të punës” – tha Zenun Pajaziti.
Qeveria e Kosovës këto ditë ka marr një vendim të rëndësishëm duke i liruar nga taksa doganore, veprimtaritë prodhuese që operojnë në Kosovë.
Pajaziti, gjatë vizitës në fabrikën për prodhimin dhe përpunimin e drurit, mobileve dhe briketit, u informua nga afër për kapacitetet prodhuese, fuqinë punëtore dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar kjo fabrikë.
Sponsorizuar nga PDK