Zenun Pajaziti, kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga radhët e PDK-së, mbajti takim me qytetarët e Bresalcit, Poneshit dhe Vërbicës së Zhegocit.
“Trajektorja e ndryshimit është e orientuar tek Kryetari Pajaziti. Investimet kapitale, dhe kujdesi i pushtetit ndaj qytetarëve, do të praktikohet si formë elementare gjatë qeverisjes së Kryetarit Pajaziti.
Rregullimi i ujit, kanalizimit dhe rrugëve për këto fshatra të pa prekura nga pushteti, do të jenë prioritet gjatë qeverisjes tonë. Gjithashtu, edhe çështja e transportit do të realizohet për banorët e Vërbicës së Zhegocit.
Bresalcin e Flakës së Janarit, Vërbicën e betejave të UÇK-së, do ta trajtojmë meritueshëm gjatë qeverisje tonë”.
Sponsorizuar nga PDK