Trajneri gjilanas, Sedat Pajaziti është nga trajnerët më të spikatur kosovar, sidomos për drejtimin e dy skuadrave gjilanase Dritës dhe Gjilanit, të cilat tashmë njihen për rivalitetin dhe derbin më të zjarrtë në vend.
Ndër skuadrat me të cilat udhëhoqi në karrierën e tij ishte edhe Drita vite më parë me të cilën jo që pati ndonjë sukses.
Bile me kaltër e bardhët kishte momente të sikletshme, sidomos në luftën e barazhit dhe mbjetje në Superligë.
Pikërisht, ndeshja vendimtare ndaj Flamurtarit, ku Drita shënoi në minutën e fundit golin për mbetje në Superligë nga Taulant Haliti, ishte momenti nostalgjik që kujtoi Pajaziti në një emision televiziv.
“Momenti që e mbaj mend në minutën e 90-të është kur isha trajner i Dritës”, tha fillimisht Pajaziti.
“Ishte afati kalimtar dimëror kur unë erdha te Drita, dhe u larguan rreth dhjetë futbollistë”, vlerësoi Pajaziti.Momenti në fjalë ishte në ndeshjen e barazhit kundër Flamurtarit ku shënuam vetëm në sekondën e fundit të ndeshjes, në sekondat e fundit të minutës së 94-t”, shtoi Pajaziti.
Ai gjithashtu foli edhe për aventurën e tij të fundit te Gjilani, derisa deklaroi se është bërë pishman për të dhe se po ta dinte se do largohej pas vetëm gjashtë muajsh asnjëherë nuk do të pranonte atë detyrë.
Gjilani kishte mbetur në pozitën e 4-t nën drejtimin e Sedat Pajaziti dhe më pas në atë edicion përfundoi në barazh, ndërsa më mirë nuk e la as Dritën, ku u lirua pasi kaloi sfidën e barazhit.