Zenun Pajaziti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kryetar i Degës në Gjilan, ka shprehur dhembjen e tij për bashkëpartiakun, mikun e tij, Bajram Rexhepin, që ka nderuar jetë.
Përmes një postimi në profilin e tij, Pajaziti ka thënë se ishte I hidhur lajmi për vdekjen e mikut të tij Bajram Rexhepi, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan I kalibrit botëror.
Ja postim i plotë i Pajazitit:
I hidhur ishte lajmi për vdekjen e mikut tim Bajram Rexhepi, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan I kalibrit botëror.
Urtësia, durimi, por edhe vendosmëria e tij për te vepruar do te jene shembull për gjeneratat e reja te Kosovës.
Kujtimet me te mira te kohës se përbashkët do te me përcjellin përjetësisht.
Do te jemi se bashku me familjen e Bajramit duke i shprehur ngushëllimet me te sinqerta. Z.P.