(2L ONLINE) – Komuna e Gjilanit u bënë apel të gjithë qytetarëve të saj që ta paguajnë tatimin pjesën e parë të tatimit në pronë deri më datën 30 qershor, pasi që pas kësaj date do të ketë kamata dhe ndëshkime.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Salih Kqiku, është shprehur se shpreson që qytetarët e Komunës së Gjilanit do t’i përgjigjen pozitivisht apelit të Komunës për pagesën e tatimit në pronë në afatin e caktuar, meqë në këtë mënyrë nuk do të ngarkohen me kamata e ndëshkime.
Kqiku tha ato lagje e vendbanime që paguajnë tatimet më së shumti, do të jenë prioritet për investime nga Komuna e Gjilanit. /2L ONLINE/