DYLON

Kurti, i vendosur – edhe britanikëve u thotë se dialogu duhet pezulluar

Avatar photo Redaksia

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtorin për Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë, të Departamentit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Dashiell Caldwell, i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në takim u diskutua për situatën politikë në vend, posaçërisht për zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014.

EkoHigjiena

“Albin Kurti i njoftoi Caldwell dhe Cliff për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për takimet që janë mbajtur me subjektet politike në vend”, thuhet në komunikatë.

Midis të tjerash Kurti theksoi se: “Ne kemi thënë se janë tri faza. E para, për të cilën kemi arritur dakordim shumë të shpejtë me të gjithë, ishte që nuk do të ketë Thaçi 3”.

“Aktualisht jemi në fazën e dytë e cila konsiston në atë se çfarë nuk duhet të bëjë Qeveria e ardhshme dhe me këtë rast ne kemi paraqitur kriteret tona, e që janë pezullimi i dialogut me Serbinë dhe ndalja e privatizimit. Nëse e mbarojmë me sukses fazën e dytë, atëherë do të kalojmë në fazën e tretë e cila lidhet me se çfarë duhet të bëjë Qeveria e re”, citohet të ketë thënë Kurti.

Gjithashtu shtohet se gjatë takimit u diskutuan edhe tema të tjera në lidhje me zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.