Çdo qytetarë moshërritur, nuk ka mundësi që së paku një here gjatë vitit të mos i duhet një dokument përmes së cilit vërtetohet se nuk është nën hetime.
Fikri Mehmeti
Deri vonë pagesa për këtë dokument ka qenë tre (3) euro, duke përjashtuar kategori të caktuara si invalid, student, veteran, etj. Mirëpo tani, kjo pagesë është rritur në pesë (5) euro.
Ne, me një grup studentësh kur kemi aplikuar për një ‘’vërtetim’’ se nuk jemi nën hetime, apo thënë më ndryshe se, ndaj nesh nuk janë duke u zhvilluar hetime për kundërvajtje, në sportel na thanë se duhet të paguajmë pesë (5) euro.
Dhe, nuk i interesojë aspak nëse jemi studentë, invalidë apo veteranë, pagesa është e njëjtë për të gjithë. Kjo është e papranueshme marrë parasysh kërkesat e shumta që janë për këtë dokument, si në punësim, aplikim për shtetësi dhe rregullim të dokumenteve personale, etj.
Qytetarët duhet të reagojnë dhe të mos e pranojnë sepse nuk do të mund të e paguajnë çdo gjashtë (6) muaj një dokument të tillë nga pesë (5) euro.
Gjendja e përgjithshme ekonomike në Gjilan nuk e pranon një vendim të tillë, dhe një vendim i tillë duhet të refuzohet nga qytetarët dhe organizatat për të drejtat e njeriut në Gjilan.