DYLON

Presidenti Thaçi priti sekretaren e përgjithshme të EEAS-së, Helga Schmid

Presidenti Thaçi priti sekretaren e përgjithshme të EEAS-së, Helga Schmid
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim Sekretaren e Përgjithshme të EEAS-së, znj. Helga Schmid, me të cilën bisedoi për të arriturat e fundit të Kosovës, për reformat e vazhdueshme në Kosovë dhe konfirmimin e perspektivës europiane të Kosovës.

“Zgjedhjet e suksesshme komunale dhe betimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo-shumicë janë hapat më të fundit të mëdhenj të Kosovës”, theksoi presidenti Thaçi.

“Po vazhdojmë me sukses reformat në politikë, sundim të ligjit e ekonomi, që sa më shpejt të lëvizim, me hapa konkretë, drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Presidenti.

EkoHigjiena

Duke folur për Kosovën në rajon, Presidenti u shpreh se Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë dhe shtoi se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtim në mes dy shteteve.

“Dialogu duhet të kthehet në proces për pajtim, miqësi dhe bashkëpunim të mirë ndër-fqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, vijoi ai.

Sekretarja e Përgjithshme Schmid u shpreh se BE mbetet e përkushtuar për pranimin e Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj dhe ftoi që të intensifikohen përpjekjet për reforma në të gjithë sektorët.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet shteti më pro-europian në rajon dhe mirëpret çdo afrim me BE-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.