DYLON

Katari i gatshëm ta mbështesë Kosovën për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Katari i gatshëm ta mbështesë Kosovën për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim të ngarkuarin me punë të Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Hashim Ibrahim Al-Sada.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi për përkrahjen që shteti i Katarit i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e rëndësishme që nga pavarësia dhe shtetndërtimi.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri e njoftoi ambasadorin Al-Sada për angazhimin e Qeverisë në forcimin dhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit të Kosovës si dhe për zhvillimet dhe proceset që lidhen me agjendën euroatlantike me synim anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe në BE.

EkoHigjiena

Po ashtu, kryeministri shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, ambasadori Hashim Ibrahim Al-Sada e ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke përcjellur edhe urimet e Kryeministrit të shtetit të Katarit.

Ambasadori Al-Sada theksoi gatishmërinë e Katarit se do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 

http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7185

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.