Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri Jashtëm, Behgjet Pacolli ka shkruar në profilin e tij në facebook se Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës dhe se akreditimi i ambasadores hedh poshtë propagandën e Serbisë, për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ky vend. Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen, ka shkruar Pacolli.
Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës…
I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës znj. Salma Frances Mancell- Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë.
Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve (një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen.