Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përshëndet vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për miratimin e projektligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.
Ata thonë se janë të vetëdijshëm se ky ligj nuk do t’i plotësojë të gjitha nevojat dhe kërkesat e veteranëve të luftës së UÇK-së, por është me rëndësi që me këtë ligj njihet lufta jonë çlirimtare dhe kontributi i të gjithë atyre që morën pjesë në të.
“Benificionet që parashihen në këtë ligj, janë shumë të mirëseardhura dhe të domosdoshme për trajtimin dinjitoz të veteranëve të luftës. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së iu bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa dallim të bindjeve politike, që të jenë të unifikuar kur është në pyetje ligji për luftën dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të OVL UÇK-së.
Ata njoftuan se do të vazhdojnë me agjendën e përcaktuar në dhjetor 2013, e gjithashtu do të jenë në monitorim të gjithë procesit të miratimit të ligjit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.