DYLON

Në aeroportin e Prishtinës arrestohen dy vullnetarë që shkonin në Siri

Avatar photo Redaksia

Shteti më në fund, edhe pse me vonesë, sot ka treguar  dorën vet kundër vullnetarëve nga Kosova që shkojnë për të luftuar në luftën e huaj në Siri.

Burime të Koha net. bëjnë me dije se në aeroportin e Prishtinës janë arrestuar dy persona që kishin pasur për qëllim të shkonin në Siri për të luftuar. Kundër tyre po zhvillohen hetimet paraprake.

EkoHigjiena

Po, në  Qeverinë e Kosovës është miratuar Projektligji për përcaktimin e veprës penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacione të jashtme paraushtarake apo parapolicore, në organizime grupore apo individuale, jashtë territorit të Kosovës. Nëse Ligji, si i tillë, kalon edhe në Kuvendin e Kosovës, secili shtetas i Kosovës që i bashkohet ndonjërës prej këtyre strukturave mund të dënohet deri me 15 vjet burgim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.