”Po vazhdon pastrimi i shtretërve të lumenjve, thellimi dhe zgjerimi i tyre”, ka thënë Bejtullah Osmani, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, sipas të cilit punimet po kryhen në pastrimin e shtratit të lumit në Livoç të Ulët.
Osmani tregoi javën e shkuar është bërë pastrimi i shtratit të lumit në fshatin Përlepnicë e në fshatin Kmetoc.
Sipas tij nga e shtuna, operatori ekonomik ka filluar pastrimin në fshatin Livoç të Ulët dhe do të përfundojë në hyrje të fshatit Livoç i Epërm.
“Kjo po bëhet tash dy vjet, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, ka deklaruar Osmani.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka theksuar se ky aktivitet do të vazhdojë me intensitet edhe në lokacionet në Livoç i Epërm. /2LONLINE/