Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka folur me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për sulmin e djeshëm ndaj ushtarëve në Gramsh.
Osmani përmes një postimin në Twiter ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ajo.
Osmani ka thënë se institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme, teksa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.