Përfaqësues e këtyre strukturave më pas vizituan edhe shkollës fillore “Thimi Mitko”, që ti informojnë nxënësit për nevojën e shfrytëzimit sa më racional, ruajtjes dhe mos keqpërdorimit të ujit të pijes.
Me këtë rast, drejtori rajonal i OSBE- së, Ulrich Biffar tha se misioni i OSBE-së në Kosovë vazhdon fushatën e vetëdijesimit mbi ruajtjen e ujit me aktivitete të ndryshme në komunën e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës dhe se arsyeja e kësaj kampanje është që të ngritët vetëdija për kursim të ujit dhe të mbështet popullata e gjerë në këtë aspekt.
Ndërsa Myrvete Hoti, drejtoreshë e “Hidromoravës”, tha se kjo kampanjë është e mirëseardhur me qëllim që të ngritët vetëdija e qytetarëve sepse ka shfrytëzim jo racional të ujit të pijes, keqpërdorim të ujit dhe mungon vetëdija e duhur për kursimin e tij.
I pranishëm ishte edhe kreu i komunës Qemajl Mustafa që e ka vlerësuar këtë aktivitet si një akt të mirë për tu ngrit vetëdija e qytetarëve, ngase siç u shpreh ai, duhet ta ngitet vetëdija e secilit qytetar dhe secili duhet ta dijë që nëse e shfrytëzon ujin në mënyrë joracionale, ai një fqinjë të tij e ka lënë pa ujë.
Fushata me aktivitetet e ngjashme vazhdon tutje edhe në komunën e Vitisë, para Shtëpisë së Kulturës, dhe në komunën e Kamenicës, para ndërtesës së Komunës. /r.s/