Autoritetet policore kanë bë me dije se në Gjilan, është kontrolluar lokali i të dyshuarit pasi besohej se aty, në mënyrë të paligjshme janë duke u zhvilluar lojëra të fatit. Me këtë rast, janë sekuestruar si prova materiale: dy llap-topa dhe një printer.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar, intervistuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE
Rr. Beqir Musliu, Gjilan 05.11.2021-16:30. Gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar ku dyshohej se, në mënyrë të paligjshme janë duke u zhvilluar lojëra të fatit janë sekuestruar si prova materiale: dy llap-topa dhe një printer. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar , intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdonte të hetohet. /2LONLINE.com/