DYLON

Sot ballafaqohen Gjilani – Prishtina

Sot ballafaqohen Gjilani – Prishtina
Avatar photo Redaksia

Java e 13-të, në BKT Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të kësaj jave , ku në fokus të futbolldashësve është dueli mes Gjilanit dhe Prishtinës, që luhet në stadiumin e qytetit të Gjilanit, me fillim në ora 13 e 30.

Aktualisht Gjilani është në pozitën e 3-të me 21 pikë, 3 më pak se lideri aktual, Ballkani dhe fitorja eventuale me një rezultat të mirë, mund ta nxirrte në krye të tabelës, derisa Prishtina është  e 6-ta me 16 pikë dhe një fitore e mundshme do ta mbante në hap me skuadrat tjera për vet kreun e tabelës.

EkoHigjiena

Përndryshe, krahas duelit Gjilani -Prishtina sot zhvillohet edhe takimi tjetër i kësaj xhiroje në mes të Dukagjinit dhe Feronikelit, ndërsa siç duhet dje u luajtën tri takimet tjera të kësaj jave, Ballkani mundi Dritën me rezultat 2 me 0, Drenica në shtëpi humbi nga Ulpiana 0 – 1, e në shtëpi humbi edhe Malisheva ndaj Llapit 0-1.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.