DYLON

Alban Hyseni: Zotohemi se do të mbështesim projektet për parandalimin e fenomeneve negative

Alban Hyseni: Zotohemi se do të mbështesim projektet për parandalimin e fenomeneve negative
Avatar photo Redaksia

“OJQ-ja vendore Labyrinth, e cila punon kryesisht me trajtimin e përdoruesve të drogës dhe zvogëlimin e dëmtimit, luan një rol aktiv në parandalimin brenda shkollave ashtu edhe në komunitet në bazë të aktiviteteve ekstra-kurikulare, në bashkëpunim me OJQ të tjera rinore. Ajo synon të parandalojë përdorimin e drogës dhe të edukojë të rinjtë në Gjilan, gjatë informimit të tyre, mbi pasojat e përdorimit të drogës që manifestohen në shëndet të dëmtuar dhe pasoja shoqërore e ligjore”.

“Mundësitë e trajtimit po shtohen. Klinika private e formuar nga OJQ “Labyrinth”, ofron shumicën e trajtimit të drogës në formë të shërbimeve të detoksifikimit, trajtimit psikosocial dhe farmakoterapisë me metadon. Shërbimet e trajtimit ofrohen vetëm nga mjedise shëndetësore, shetërore apo private, të licensuara nga Agjencia Mjekësore e Kosovës, ku bën pjesë dhe klinika “Labyrinth””.

EkoHigjiena

“Qeverisja jonë e ardhshme zotohet për mbështetje të projekteve që sigurojnë parandalimin e këtij fenomeni negativ në shoqërinë tonë. Sfidat dhe puna e tyre, do të kenë qasje më të lehtë e përkrahje të plotë në arritjen e objektivave”, thotë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit, në balotazhin që do të mbahet me 14 nëntor. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.