Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), “Linja e Jetës”, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, kanë organizuar një punëtori njëditore mbi shëndetin mendor.
Pjesë e këtij trajnimi ishin zyrtarë policor nga Stacioni Policor në Kamenicë, zyrtarë komunal, nxënës të shkollave së mesme, si dhe psikologë.
Ky trajnim kishte për qëllim ndarjen e informatave, përfshirë këtu diferencimi mes shëndetit mendor dhe çrregullimeve të shëndetit mendor.
Po ashtu, përgjatë punëtorisë u ndanë përvoja të ndryshme rreth teknikave të ndryshme për vetëkujdesje të shëndetit mendor, ankthit, rezilencës, empatisë e depresionit./2LONLINE.com/