DYLON

Pas rehabilitimit, në Skifteraj së shpejti do të lëshohet në funksion rrjeti i ujësjellësit

Pas rehabilitimit, në Skifteraj së shpejti do të lëshohet në funksion rrjeti i ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, sot ka filluar testimi i rrjetit të ujësjellësit nga kompania e kontraktuar për evitimin e defekteve të mundshme, para se të lëshohet në funksion uji për banorët e këtij lokaliteti.

Për të parë nga afër punimet rreth evitimit të defekteve dhe parapërgatitjeve për lëshimin e ujit të pijshëm, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili është njoftuar me planin e kompanisë kontraktuese për punimet që do ti kryejnë gjatë ditëve në vazhdim, deri në përgatitjen e tërësishme të këtij rrjeti.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti me këtë rast theksoi se së shpejti në fshatin Skifteraj do të sigurohet ujë i pijshëm që pas funksionalizimit, do të merret në menaxhim nga Kompania Rajonale e Ujërave “ Hidromorava”.

“Ky projekt është i mirëpritur për qytetarët e komunës së Vitisë, pasi që kemi filluar të përmbyllim një proces që ka filluar që disa vite si për ndërtimin e ujësjellësve të rinj, po ashtu edhe rehabilitimin e tyre që kanë qenë në proces si dhe përmbylljen definitive me ujë të pijes për gjithë territorin e komunës së Vitisë, pa dallime në mesin e tyre edhe rritjen e kapaciteteve të ujit” u shpreh Haliti.

Ai shtoi se për të arritur deri këtu është bërë me të vërtetë një punë e madhe nga komuna e Vitisë me partnerë.

Për këtë ai u shpreh falënderues ndaj SDC Zvicerane, Dorsch/CDI dhe KRU “Hidromorava”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.