DYLON

Fehmi Sylejmani do t’i rikthehet Kuvendit të Gjilanit

Fehmi Sylejmani do t’i rikthehet Kuvendit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Fehmi Sylejmani do t’i rikthehet Kuvendit Komunal të Gjilanit, aty ku ishte më parë për një mandat (2013-2017), e ku edhe nga organizatat joqeveritare monitoruese ishte vlerësuar si një kuvendarë mjaft aktiv, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai i rikthehet Kuvendit, pas dorëheqjes së Nevzad Isufit, nga të gjitha funksionet që i kishte në Lëvizjen Vetëvendosje, duke përfshirë këtu edhe të qenit anëtar i kuvendit komunal të Gjilanit.

EkoHigjiena

Mësohet se Sylejmani është kontaktuar nga Komisioni Komunal  Zgjedhor dhe ka nisur procedurat për t’u zyrtarizuar anëtar i KK-së së Gjilanit dhe sipas të gjitha gjasave, në seancën e radhës, që pritet të mbahet javën e ardhshme, nëse çdo që procedohet me kohë, mund të jetë pjesë e seancës, transmeton Portali 2LONLINE.

Përndryshe, nëse i referohemi votave të grumbulluara, Sylejmani ka pasur vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit, madje duke i kaluar me votë edhe tri asambleiste të subjektit të tij, por se ka qenë “viktimë” e kuotës gjinore.

Me hyrjen e tij në Kuvend, pritet të pasurohet opozitarizmi në Gjilan. /2LONLINE.com/