Nën mentorimin e Dr. Dafina Bytyqit dhe Dr. Bujar Shabanit në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit filloj të mbahet pjesa praktike për kursin e ultratingullit të artikulacionit coxofemoral tek neonatët.
Neonatologët nga Spitali i Gjilanit, Dr. Blerim Bajrami, Dr. Mimoza Alishani, Dr. Besa Baftiu si dhe Dr. Zijavere Azizi nën udhëheqjen e Dr. Dafinës dhe Dr. Bujarit patën mundësinë ti realizojnë në praktikë të gjitha udhëzimet të cilat i fituan nga ligjëratat, se si të realizohet një ultrazë i kërdhokullës tek fëmijët.
Gjatë punës u shpalosën teknikat e realizimit për “hip ultrasound” ku në total ishin 15 raste, ku doktorët u shprehën tejet të kënaqur me njohuritë e fituara gjatë këtij trajnimi.
Në fund SonoKos së bashku me përfaqësuesin nga Oda e Mjekëve të Kosovës z. Gramoz Jakupi, zhvilluan një takim me drejtorin e spitalit Dr. Arsim Emini, i cili shprehi sërish përkrahjen e tij për zhvillimin e këtij kursi duke e parë si një mjet tejet të rëndësishëm për avancimin e njohurive për personelin e tij.
Qëllimi i organizmit të trajnimeve është zhvillimi i vazhdueshëm profesional i mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit, për t’i mundësuar stafit të këtyre spitaleve, të ofrojë shërbime cilësore për pacientët, bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira mjekësore.
Organizimi i trajnimeve për mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit vijnë si rezultat i zbatimit të aktiviteteve të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatim (MDZF) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev, njofton Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.. /2LONLINE/