DYLON

 “Ndikimi i anestetikëve dhe analgjetikëve në neonat gjatë anestezionit me prerje cesariane”

 “Ndikimi i anestetikëve dhe analgjetikëve në neonat gjatë anestezionit me prerje cesariane”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin të Vazhdueshëm Profesional Mjekët e Anestezionit në SPGJ prezantuan temën: Tema: Ndikimi i anestetikëve dhe analgjetikëve në neonat gjatë anestezionit me prerje Cesariane, bënë të ditur Spitali i përgjithshëm i Gjilanit.

Temën e prezantoi Dr.Isah Berisha Mr.Sci Anesteziolog & Intenzivist

EkoHigjiena

Tema ka të bëj me hulumtimet më të reja të lidhura me efektin e barërave që përdoren në anestezi te gratë shtatzëna që lindin me prerja Cesariane. Hulumtimi është i fokusuar në efektin e barërave në neonat (tek të posalindurit).

Gjendja e foshnjës së porsalindur varet shumë nga gjendja e nënës gjatë shtatzënisë por tek lindjet me operacion me prerje Cesariane, ndikim të madh kanë edhe barërat që do të përdoren tek nëna gjatë operacionit pasi shumica e barërave kalojnë në foshnje përmes barieres hematoplacentare.

Puna ekipore në hulumtimin, trajtimin e rasteve përherë sjell rezultate dhe suksese të dëshiruara, ekipit të Anestezionit në SPGJ ju dëshirojmë suksese në vazhdimësi, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.