DYLON

Azemi lavdëron punën e mantelbardhëve në Spitalin e Gjilanit

Azemi lavdëron punën e mantelbardhëve në Spitalin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, njëri prej zërave kritik që ka Gjilani, ka lavdëruar të martën punën e mantelbardhëve të Spitalit të Gjilanit.

Duke u nisur nga përvoja individuale, pasi për shkaqe shëndetësore iu është dashtë të shtrihet në Spital, Azemi ka lavdëruar punën e mjekëve: “Pritje e mirë, sjellje përfekte nga mjekët dhe nga motrat, profesionalizëm sa më s’ka, kujdes maksimal e ngrohtësi. Për kushte ju i dini si janë, edhe në ato kushte ata japin maksimumin”, transmeton Portali 2LONLINE.

EkoHigjiena

Duke thënë  për mjekët se ata punën e kryejnë me nder e përkushtim sikur pagat e tyre të ishin 10 mijë euro, Azemi i AAK-së ka kërkuar që investimi në shëndetësi duhet të jetë prioritet, sikurse edhe rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve për mjekët. /2LONLINE/

Ja deklarata e tij e plotë:

Jam i shtrirë në Spitalin Regjional në Gjilan nga dita e premte deri sot, pas një shqetësimi që kisha, në repartin e Njësisë Koronare.

Nesër do të dal, nuk ishte asgjë serioze, jam mirë, me vullnetin e Zotit dhe profesionistëve mjekësorë si Dr. Besim Guda , Dr. Agron Leka, Dr. Osman Ramadani e komplet stafi në këtë repart.

Zakonisht shkruajmë e reagojmë kur kemi diçka me folë keq për mjekë e për stafin, ndërsa na hypë një përtesë me folë diçka mirë.

Dikush mundet me thanë se “paguhen për atë punë”. E di, por është krenari edhe për neve kur flasim pozitivisht për ta.

Pritje e mirë, sjellje përfekte nga mjekët dhe nga motrat, profesionalizëm sa më s’ka, kujdes maksimal e ngrohtësi. Për kushte ju i dini si janë, edhe në ato kushte ata japin maksimumin.

Unë jam shumë i kënaqur, ndërsa krejt të tjerët kishin tretman më të mirë se unë sepse ishte më e nevojshme.

Punën e kryejnë me nder e përkushtim sikur pagat e tyre të ishin 10 mijë euro. Mjerim sa ata marrin e me çka përballen!

Askujt nuk i intereson nëse ti je pasanik a skamnor, politikan a qytetarë i thjeshtë, trajtimi njëlloj për të gjithë.

Familjet gjithmonë i shohin mjekët sikur është në dorën e tyre jeta e të afërmit të sëmurë. Jo, jeta është në dorën e Zotit, ndërsa mjeku e kryen punën aq sa ka mundësi njeriu. Gjithmonë e mirëkuptojnë familjarin, anipse gjatë orës përballen me dhjetëra raste të sikletshme.

Investimi në shëndetësi duhet të jetë prioritet, sikurse edhe rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve për mjekët.

Jeni të mrekullueshëm!

Ju lumtë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.