DYLON

Ka ndërruar jetë Shyhrete Berisha Agushi, infermiere në Spitalin e Gjilanit

Ka ndërruar jetë Shyhrete Berisha Agushi, infermiere në Spitalin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëm, Infermiere-Instrumentare Shyhrete Berisha Agushi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Njoftim  i plotë mortor

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëm, Infermiere-Instrumentare Shyhrete Berisha Agushi.

Infermierja Shyhrete Berisha Agushi do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha-Agushi, miqve dhe të afërmve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Infermieren-Instrumentaren Shyhrete Berisha Agushi.

U prehtë në paqe shpirti i saj!

Përndryshe, familjarët kanë bërë me dije se varrimi i saj do të bëhet sot, e shtunë më  13.07.2024, në ora 13⁰⁰ në Varrezat e Qytetit nëë Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.