Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, organizuan ditën e dhurimit vullnetar të gjakut.
Dhurimi vullnetar i gjakut u krye nën kujdesin e ekipit të mjekësor të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut në ambientet e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast kësaj iniciative iu përgjigjen një numër i konsiderueshëm i punonjësve të sistemit prokurorial.
Sikurse, edhe herëve të tjera, edhe sot, përfaqësuesit e ekipit mjekësor të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, shprehën mirënjohje për dhuruesit vullnetarë të gjakut të sistemit prokurorial.
Dhurim i gjakut nga punëtorët e sistemit prokurorial ka vazhduar vite me radhë, si një akt i domosdoshëm humanitar për shpëtimin e jetës së njerëzve në vendin tonë, thuhet në njoftim. /2LONLINE/