Ndonëse protestat kanë pushuar, studentët ankohen se pushteti ndaj tyre “po përdor hakmarrjen, shantazhin e kërcënimin individual ndaj studentëve si formë presioni psikologjik”.Përmes një komunikate për media organiztatat studentore theksojnë se “policia me diktatin e pushtetit po ‘i fton’ shumë studentë e qytetarë pjesëmarrës në protesta, në biseda informative”.
“Ky pushtet është duke përdorur të gjithë potencialin përmes ‘resurseve’ të tij, në mënyrë që ta fuqizojë shtypjen ndaj çdo lloj organizimi të drejtë. Kontrollin e fuqishëm që tashmë e ka mbi një numër të konsiderueshëm të mediave e një pjese të policisë është duke e dinamizuar me qëllim për ta mbajtur klinikisht ekzistencën e tij”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Studentët e Bashkuar: Lëvizja Studentore për Barazi STUDIM KRITIKË VEPRIM, Klubi Politik i Studentëve dhe Grupi i Studentëve të Ulqinit, transmeton kohanet.
Këto organizata u bëjnë thirrje institucioneve të rendit që të reflektojnë, siç thuhet, mbi dhunën e ditëve më parë ndaj tyre, e jo të vazhdojnë me shantazhe, duke shtuar se “emrat e të shantazhuarve shumë shpejt do të bëhen publik”.