(2L ONLINE) – Organizata joqeveritare “Psikoterapeutët në Veprim” ka shpërndarë sot qindra dhurata për gratë e dëshmorëve, fëmijët me nevoja të veçanta, skamnorët dhe fëmijët e komunitetit serb dhe atij romë.
Me këtë rast drejtoresha e kësaj organizate, Sevdije Musliu, tha se kjo inciativë është ndërmarrë për t’i gëzuar sado pak me nga një dhuratë modeste gratë e dëshmorëve e cila janë kategoria më e përvuajtura nga lufta e fundit që janë gratë, sikurse t’i gëzojnë edhe kategoritë tjera dhe fëmijët e minoriteteve.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila ka thënë se përkulet para familjeve të dëshmorëve, të cilat sakrifikuan për këtë ditë që ne sot po jetojmë.
“E përgëzoj OJQ-në “Psikoterapeutët në Veprim” për këtë iniciativë. Ne gjunjëzohemi para veprave të dëshmorëve dhe familjeve të tyre, të cilët nuk kursyen as jetën për ditë më të mira për popullin tonë. Poashtu, shfrytëzoj rastin t’i përshëndes edhe fëmijët e pranishëm dhe t’ju uroj për festat e fundvitit. Komuna e Gjilanit do të ketë kujdes të veçantë për të gjitha kategoritë e shoqërisë, e poashtu edhe për fëmijët e komuniteteve pakicë. Prandaj, shfrytëzoj rastin që në emër të Kuvendit Komunal dhe të kryetarit Lutfi Haziri t’ju uroj festat e fundvitit, duke besuar që viti që po vije të jetë i mbarë për të gjithë”, ka thënë zonja Bunjaku Rexhepi.
Fjalë falënderuese për këtë kujdes të treguar në ngjarjen e sotme pati edhe Fatime Ahmeti, e cila foli në emër të të gjitha grave të familjeve të dëshmorëve. /2L ONLINE/