Me xhiron e nëntë ka përfunduar faza e parë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa pritet të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së dhjetë në fundjavë.
Ndeshjet kryesore pritet të zhvillohen në Podujevë dhe Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
Kampionia e Kosovës, Drita, do të udhëtoj drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin. Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e diele. Ndërsa, Gjilani në shtëpi e pret Feronikelin. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet ditën e shtune.
Arbëria – Trepça ’89 (E shtune, 31 tetor – 13:30)
Gjilani – Feronikeli (E shtune, 31 tetor – 13:30)
Ballkani – Besa (E shtune, 31 tetor – 13:30)
Drenica – Prishtina (E diel, 01 nëntor – 13:30)
Llapi – Drita (E diel, 01 nëntor 13:30)