Qeverisja lokale e komunës së Bujanocit është duke proklamuar disa aktivitete dhe investime në vendbanime të caktuara.
Kryetari i partisë opozitare shqiptare ë Bujanoc, Nagip Arifi duke vlerësuar punën 1 vjeçare të kësaj qeverisje është shprehur për Titulli.com se janë realizuar pjesërisht disa projekte.
“Janë realizuar pjesërisht disa projekte të parapara me buxhetin e vitit 2016, e të cilin ne e kemi aprovuar dhe i kishim siguruar edhe mjetet financiare deri sa ishim bartës të pushtetit, pushteti aktual nuk ka pasur kurrë njëfarë aktiviteti brenda një viti (mos) pune”, deklaroi në intervistën e dhënë për Titulli.com Arifi.
Sipas tij në këtë njëvjeçar ka pasur mjaft simpoziume, konferenca, vizita, seminare, ngjyrosje të pllakave në shesh, blerje të orendive, por asgjë për qytetarët.
“Kemi dështimin e madh në menaxhimin e shpërbërjes së ish-ndërmarrjes publike “Direkcioni për ndërtim” ku u bë seleksionimi nepotist, partiokratik të të privilegjuarve dhe lënia jashtë e gjysmës së punëtorëve më pak të privilegjuar”, tha Ngip Arifi kryetar i Partisë Demokratike.
Ai theksoi gjithashtu se Stojança Arsiqi nuk ka qenë kurrë në karrierën e tij më vendimmarrës se sot, çka rezulton mbi ndarjen e buxhetit 50 – 50% në shqiptaro – serbë dhe ky buxhet mund të cilësohet si buxhet joparimor.
Intervistën e plotë me kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifi do të lexoni ditëve në vijim I cili ka folur edhe për tema tjera.
BURIMI: Titulli.com