Futbollisti i Kosovës, Hekuran Kryeziu pësoi një lëndim me skuadrën e tij në kampionatin Zviceran, ndërsa tashmë i është nënshtruar operimit.
Për këtë ai mungoi në ndeshjen e fundit me Kosovën dhe së fundmi edhe përfaqësuesit e Federatës së Kosovës në Futboll kanë vizituar yllin e kombëtares.
Presidenti Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Bekim Rexhepi si dhe veprimtarin Zekirja Shahini e kanë vizituar në shtëpinë e tij futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Hekuran Kryeziu.
Me këtë rast, ata, i dëshiruan Hekuranit shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë në fushën e gjelbër si në klubin e tij, Zurich ashtu edhe në Kombëtaren tonë.