Sipas informatave të zyrtarit të lartë të KQZ-së, Valmir Elezi, që në start, na del se afro 30%, për shkak të falsifikimeve, votat e mërgatës hedhën të pavlefshme.
Shkruan: Sami ARIFI
Ky publikim për votuesit e mërgatës nga KQZ-ja, sipas mendimit tim, është numër i madh i pabesushmërisë te këta votues, prandaj shprehet dyshimi se; nuk konsiston me realitetin, meqë na del një numër shumë i madh nga populli ynë në mërgatë që qenkan të pasinqertë dhe të pabesuar në punën e tyre.
Nga televizionet e Kosovës u informua opinioni publik se Prokuroria e Gjykatës Themelore të Prishtinës ka filluar verifikimin e votave të mërgimtarëve. Ky verifikim i kësaj Gjykate është në rregull nëse punës së saj i shtohet publikimi i transparencës, pranë qytetarëve, për keqvotimin (falsifikimin) e mërgatës më se 30%.
Nga verifikimi i pakove të mërgatës nga KQZ-ja vihet në pah se:
-Kemi vota të personave të mërgatës që se kanë fituar drejtën e votimit përmes aplikimit. KQZ-ja është e obliguar me transparencë në opinion t’i publikojë emrat e tyre.
-Thuhet se nga mërgata ka pasur votues të dyfishtë apo trefishtë. KQZ-ja t’i publikoj emrat e këtyre votuesve të mërgatës, po, edhe emrat e votuesve të dy apo trefishtë brenda shtetit të Kosovës.
-Thuhet se ka pasur fletëvotime të paidentifikuara.
KQZ-ja t’i bëj transparentë pranë opinionit të Kosovës këto parregullsi përmes fotove.
Nëse vërtetë janë këto dukuri të cilat zyrtari i lartë i KQZ-së, Valmir Elezi, informoi opinionin kosovar se afro 30% të votave të mërgimtarëve qenkan të falsifikuara atëherë këtu kemi të bëjmë me vepra penale.
Nëse argumentohen këto vepra penale me transparencë nga KQZ-ja pranë opinionit publik duhet të vazhdojnë ndëshkimet ligjore ndaj falsifikuesve, nëse nuk kemi transparencë që e cekëm më lartë nga KQZ-ja në opinionin publik atëherë përgjegjësia dhe ndëshkimi ligjor kalon te organi zyrtar për shkakun e informimit jo të saktë në opinion mbi votuesin dhe mbi degradimin e votës së këtyre votuesve. /2LONLINE.com/