DYLON

LDK po i bën përgatitjet për Kuvend në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri

LDK po i bën përgatitjet për Kuvend në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka  bërë me dije se po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj, pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, Isa Mustafa.

Ja njoftim i plotë:

EkoHigjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj.

Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.

Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.

Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues.

Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së.

Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.