“Lidhur me operacionin policor të filluar me datën 11 qershor 2019, ku në fokus ishin veprimtaritë e kundërligjshme në objekte hoteliere ju njoftojmë se deri tani operacioni është realizuar sipas planifikimeve të parapara”, thuhet në komunikatën e policisë.
Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim me autoritetet tjera me ç’ras janë kontrolluar 272 lokale (motele/bujtina) dhe ka rezultuar me mbylljen e 29 lokaleve, të cilat nuk i plotësojnë kriteret e parapara sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi.
Ashtu siç është bërë e ditur me datë 11.06.2019): një rast është adresuar sipas kompetencës lëndore tek njësiti rajonal në Prishtinë për posedim ilegal të narkotikëve, dhe disa raste tjera si ne vijim;
Një rast është adresuar njesitit kompetent në Prizren, me dyshimin për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me personin nën moshën 16 vjeçare” ku janë konfiskuar dy dokumente (të dy shtetaseve të Shqipërisë) që janë hasur në Pejë, pa leje qëndrimi, për procedura të metejme, thuhet në komunikatën e policisë.